75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Edhe pa vetura, Prishtina kryeson listën e vendeve më të ndotura! (Foto)

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit bëri që komuna e Prishtinës të vë nga sot në funksion një rregull që ndalon qarkullimin e veturave në kryeqytet.

Kjo nismë përmes së cilës synohej që të ulet niveli i ndotjes, nuk ka ndikuar aspak, shkruan Indeksonline.

Sipas të dhënave që përditësohen vazhdimisht, sot në Prishtinë niveli i ndotjes së ajrit arrin në 262 ppm (grimcave në milion).

Kjo shifër e ka renditur Prishtinën si qytetin më të ndotur në botë se bashku me Shangait që ka thuajse të njëjtin nivel.

Niveli sot është shumëfish më i madh se dje, pavarësisht që dje veturat qarkulluan në kryeqytet si zakonisht.

Sot pra edhe me ndalimin e veturave, niveli i ndotjes është rritur drastikisht. /Indeksonline/

Temat: