Edhe pak orë na ndajnë nga ndarja e premive dhe çmimeve të tjera të lojës “Shpërblimet po të presin ty”!

14 Shtator 2021- Nesër përfundon Loja e madhe shpërblyese nga Albi Market ‘Shpërblimet po të presin ty’
Albi Market vazhdon t’i shpërblejë konsumatorët e tyre duke lansuar lojën shpërblyese “Shpërblimet po të presin ty!” e cila filloi me 15 Qershor dhe do përfundojë me datën 15 Shtator 2021.
Nëse ende nuk jeni bërë pjesë e lojës atëherë ka mbetur edhe pak kohë që ju të mund të jeni një prej fituesve të mbi 250 shpërblimeve si, katër makina Dacia StepWay, pushim për çift në Turqi, tri pushime vikendi në Budvë, dhjetë Iphone 12 Pro Max, dhjetë Smart TV, pesë Playstation 4 Pro, pesë Laptopa HP, pesë Skutera Elektrik dhe shumë dhurata tjera.
Çdo konsumatorë ka mundësinë të bëhet pjesë e lojës dhe rregullat janë të thjeshta, për çdo blerje me shumë 20€ e cila përfshinë një nga produktet e brendeve pjesëmarrëse në lojë, konsumatori pranon kuponin për lojë shpërblyese të cilin pastaj duhet vendosur në kutinë përkatëse për lojë. Për çdo blerje shtesë prej 10€ marrin edhe një kupon shtesë, e cila nënkupton se shansat për të qenë fitues i lojës shpërblyese është më e madhe.
Rregullat në ndarjen e shpërblimeve janë:
- Në rast se personi nuk i përgjigjet telefonatës deri në dy herë, atëherë do të bëhet përzgjedhja e përfituesit tjetër dhe përsëritet procesi deri në momentin kur pranohet konfirmimi nga konsumatori përmes telefonatës;
- Gjatë përzgjedhjes së fituesit të lojës, nëse numri kontaktues është shënuar me një numër më pak, përkatësisht 5 numra dhe jo 6, atëherë do të bëhet përzgjedhja e personit tjetër fitues;
- Shpërblimet mund të pranohen vetëm nga personi të cilit i figuron emri në kupon dhe nuk mund te kalohet në palë të treta;
- Konsumatori përfitues duhet të vij fizikisht në pikën e Albi Market dhe të paraqesë dokumentin identifikues për të pranuar shpërblimin.
Fituesit e shpërblimeve të mëdha do të shpallën me datën 15 Shtator 2021, ku mund të na ndiqni live në faqen tonë të Facebook: @AlbiMarket.
Loja vlen në të gjitha pikat e Albi Market.