15:43 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edhe Papagalli Newton parashikon finalen e Botërorit

Kemi parë kafshë të ndryshme të parashikojnë rezultatet e ndeshjeve, si derra, mace dhe sigurisht mbretin e tyre, oktapodin Paul. Por, në Francë tashmë është një papagall nga rraca e Kea e më të zgjuarve, që deri tani ka bërë parashikime më së shumti të suksesshme.

Tashmë vëmendja e tij është tek finalja. Pasi luajti në fushën e përgatitur, sipas Newton do të jetë Franca që do ta fitojë Botërorin 2018. Papagall Newton jeton në një kopsht zoologjik në Paris dhe ka një reputacion për zgjuarsinë dhe dëshirën për të luajtur.