23:58 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i njohur ia humbë shpresat Usain Boltit në futboll

Trajneri gjerman, Markus Babel, aktualisht trajner i Western Sydney Wanderers, pas një karriere si futbollist i Liverpoolit dhe Bayern Munich, nuk është i impresionuar nga Usain Bolt.

Duke iu referuar provave të atletetit të pensionuar me skuadrën e A-League, Babel i ka kritikuar kualitetet e tij.

”E kam parë atë duke luajtur, dhe unë nuk mendoj se ai mund të bëhet futbollist profesionist edhe pas 100 vitesh”, tha Babel për Blick.

Video thumbnail

”Është senzacionale si një veprim marketingu, pasi A-League ka marrë vëmendje të madhe”.

”Por, unë nuk e marrë këtë seriozisht”.

32-vjeçari është në prova te Central Coast Mariners që prej gushtit dhe së fundmi në një miqësore, shënoi dy gola./IndeksOnline/ /IndeksOnline/