08:09 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Edhe po të fitonte, do të eliminohej/ Ky ishte gabimi i Romës mbrëmë

Skuadra e Romës mbrëmë u eliminua nga Coppa Italia, pasi u mposhtën nga Spezia në një ndeshje tejet interesante.

Romakët u mposhtën 2 me 4, por edhe po të fitonin mbrëmë do të eliminoheshin pas një gabimi amatoresk të bërë nga trajneri, Fonseca, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri gjashtë zëvendësime gjatë një ndeshje, të cilat nuk lejohen në futboll.

Tri zëvendësime i bëri gjatë 90 minutave, tri gjatë vazhdimeve. Duke thyer kështu rregullin e futbollit botëror.

Me fitoren mbrëmë Spezia kualifikohet në çerekfinalen e Coppa Italia, ku në rrethin tjetër do të luaj ndaj Napolit./IndeksOnline/