22:58 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Edhe Prizreni “nuk e di” akoma kryetarin e ardhshëm!

Pasi të numërohen rreth 1500 vota me kusht, atëherë do të dihet zyrtarisht se kush do të jetë kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj apo Myhtaher Haskuka.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e balotazhit me 100% të votave të numëruara, Hasakuka i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 25.509 vota, apo 50,32%. Ndërkaq, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj ka marrë 25.180 vota, ose 49,68%.

Sipas përllogaritjeve, Haskuka prinë për 329 vota. Nëse merret për bazë numërimi i votave nga zgjedhjet e kaluara, një përmbysje e rezultatit është shumë e mundur.