20:22 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Edhe pse 17 dollarë në orë, ky shtet është i dëshpëruar për punëtorë

Pagat e ulëta, mosplotësim i kushteve të sigurisë dhe papunësia janë probleme që përndjekin prejj vitësh shqiptarët, të cilët rropaten për të siguruar në shumicën e rasteve vetëm bukën e gojës.

Nëse keni pakënaqësi me punën tuaj, ju bëjmë me dije se në Zelandën e Re ka mungesë punëtorësh në sektorin e agrikulturës duke bërë që shumë fruta të mos mblidhen.

Me 6 mijë vende vakante në fusha, qeveria ka lënë të hapur mundësinë që edhe turistët të mund të punojnë në këtë sektor.

Puna sezonale në këtë zonë paguhet me 17 dollarë në orë.

Kryeministri Jacinda Ardern, deklaron se është e nevojshme që të lejohen më shumë punëtorë të huaj që të punojnë në industrinë e kivit, përfshirë edhe turistët.

Fruti më i kultivuar në këtë vend është kivi, ku çdo vit lihen me tonë që të kalbet poshtë pemës.

Në bay of Plenty, rajoni më i pasur me kivi, fruti i pjekur bi poshtë pemës, për shkak se nuk ka punëtorë që ta mbledhin.