13:15 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Edhe pse i hidhëroi taksa, banorët e veriut sot morën një lajm të mirë!

Vendosja e taksës 100% për gjitha produktet serbe ka bërë që banorët e katër komunave veriore në Kosovë të kundërshtojnë me anë të protestave këtë vendim të Qeverisë “Haradinaj”.

Mirëpo, këto komuna të banuara me shumicë serbe kanë marrë një lajm të mirë sot. Ato janë privilegjuar sërish nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

ZRRE-së ka marrë vendim që çmimi i energjisë elektrike për këto komuna të zbritet në 3.5%. Kështu të paktën ka konfirmuar Izet Rushiti, i cili njëherësh është anëtar i Bordit.

“Prej 1 dhjetori çmimi i rrymës është zbrit në 3.5 % për komunat Veriore. Qeveria e Kosovës ka kërkuar të gjejmë alternativ dhe të formojmë një grup për Komunat Veriore. Kurse lidhur me kompensimin e faturave të Komunave veriore e dimë se një vendim i gjykatës është vendim i përkohshëm dhe pas vendimit ZRRE-ja do të marr vendim”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu theksoi se pagesa e borxhit për komunat veriore, në kurriz të qytetarëve të Kosovës, ishte i papranueshme dhe joefikas.

“Kush dhe pse duhet më shlye borxhin dhe qytetaret e pafajshme e kanë paguar pa i pyetur ?Janë shkel të drejtat themelore të qytetareve sepse neve na kanë vjedhur pa na pyetur dikush. Ne do të kërkojmë që edhe dy rekomandimet të tjera lidhur me faturimin e rrymës në veri të zbatohen”, është shprehur ajo. /Indeksonline/

Temat: