19:46 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / G T

Edhe pse i “tradhëtoi” tifozët e duan shumë, Fernando Torres pritet mjaftë mirë në “Anfield”

Legjendat e Liverpoolit luajtën një ndeshje miqësore me ata të Ajaxit në stadiumin “Anfield”.

I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe ish-sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Fernando Torres, shkruan Indeksonline

Torres luajti deri në minutën e 85’të dhe shënoi një gol të bukur.

Ai më pas u largua nga fusha dhe e kuptoi se ende ka një dashuri të madhe nga tifozët “The Reds”.

Torres ishte larguar nga Liverpoolit për në Chelsea me shifrën rekord në atë kohë, 50 milionë euro.

Ai me Blutë e Londrës kishte plotësuar ëndrrën e tij, duke fituar UEFA Champions League gjatë viti 2012./Indeksonline/