75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 07 Prill 2026 / G T

Edhe pse mori një lajm jo të mirë nga familja, Garcia vendosi të luante!

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, ka përjetuar një moment shumë të vështirë pak para ndeshjes kundër Atletico-s, pasi ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij.

Ngjarja ka ndodhur teksa skuadra ndodhej në autobus, në përgatitje për t’u nisur drejt stadiumit. Garcia është parë duke zbritur nga autobusi gjatë një telefonate, ku emocionet e forta ishin qartësisht të dukshme, shkruan Indeksonline

Trajneri Hansi Flick, sapo e ka vërejtur situatën, ka ndërprerë menjëherë gjithçka, ka zbritur nga autobusi dhe i është afruar lojtarit për ta përqafuar dhe për t’i dhënë mbështetje në ato momente të vështira.

Pavarësisht dhimbjes, Garcia ka vendosur të jetë pjesë e ndeshjes, duke treguar profesionalizëm dhe forcë të madhe shpirtërore. Ai kontribuoi në lojë dhe ndihmoi ekipin e tij të arrijë një fitore të rëndësishme./Indeksonline/