15:00 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / C E

Edhe pse u paraqit dje, Adnan Januzaj prezantohet sot te Sevilla

Adnan Januzaj ishte goditja e fundit e afatit kalimtar të verës për skuadrën e Sevillës.

Sulmuesi nga Istogu iu bashkua andaluzianëve si transfer i lirë duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare, shkruan Indeksonline.

Edhe pse dje luajti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt për 13 minuta, Januzaj u prezantua sot te skuadra e tij e re.

27 vjecari do të mbaj numrin 11 dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm te skuadra e tij e re. /IndeksOnline/