Edhe Qeveria Haradinaj miraton Projektligjin për Prishtinën
Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për Prishtinën.
Një projektligj të tillë e kishte miratuar edhe Qeveria Mustafa, por ai nuk është hedhur në votim në Kuvend asnjëherë..
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe funksionimin e kryeqytetit.
“Ky projektligj bazën ligjore e ka në Kushtetutën e vendit. Ligji për Vetëqeverisje Lokale aplikohet edhe për kryeqytetin”, tha Haradinaj.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza foli për koston buxhetore të këtij ligji.
“Ky projektligj do ta ketë edhe koston e vet buxhetore. Ne do ta marrim edhe buxhetimin e kostos reale buxhetore, që mos të jetë ngarkesë dhe do ta shpërndajmë nëpër vite buxhetore”, tha ministri Hamza./AktivPress/kallxo.com