22:16 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Edhe Rina Balaj fryen buzët?

Rina Balaj është një nga këngëtaret më të komentuara dhe më aktive të momentit.

Ajo po vazhdon të sjellë projekte muzikore, ndërsa përherë është afër fansave të saj edhe përmes postimeve në rrjete sociale.

Ndonëse e re në moshë, për të qëndruar “in” dhe për t’i ballë konkurrencës edhe reperja nga Istogu bën kujdes të shtuar në paraqitjet dhe dukjen e saj.

Edhe pse nuk është përfolur për ndonjë operacion a ndërhyrje estetike, në fotografinë e saj të fundit bien në sy buzët të cilat duken më të fryra se në imazhet e tjera. Gjë që shton dyshimet nëse edhe ajo ka bërë ndërhyrje./Indeksonline/