18:38 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Edhe sonte, shoferët përballen me tollovi në komunikacionin e Prishtinës!

Komunikacioni në Prishtinë çdo ditë është tejet i ngarkuar.

Por edhe më e vështirë për shoferët bëhet kur ka ndryshime të motit.

Reshjet e shiut vetëm sa e bëjnë edhe më të pamundur qasjen në çfarëdo rruge të kryeqytetit.

Njësoj ka ndodhur edhe pasditen e sotme. Anembanë Prishtinë bllokada e komunikacionit krijonte vonesa, por edhe shqetësim tek shoferët, shkruan Indeksonline.

Kolona dhe bllokimi i qarkullimit nuk mungoi as në Matiqan. Pikërisht në afërsi të shkollës fillore, Mitrush Kuteli qarkullimi ishte i pamundur.

Vetura të shumta të lëna në trotuar, vetura të shumta në qarkullim e sipër vetëm sa e komplikonin mundësinë e vozitjes në këtë anë.

Qytetarë të shumtë janë shprehur të shqetësuar për gjithë tollovinë që po bëhet në komunikacion, për të cilën nuk duhet nëse një ditë do të ketë zgjidhje.

Në gjithë këtë nuk duhet harruar edhe një nga pikat kyçe të kolonave, atë në Veternik ku çdo mëngjes dhe pasdite kalueshmëria bëhet totalisht e lodhshme./Indeksonline/