09:15 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Edhe sot ajri i ndotur në Prishtinë

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen me ndotje ajri. Njësoj ishte edhe mëngjesin e së enjtes.

Sipas matjeve të fundit që ka bërë matësi për cilësinë e ajrit pranë Ministrisë së Arsimit, të dhënat tregojnë “AQI i ndotur PM2.5”.

Në këtë rast është paraqitur fytyra me ngjyrë të kuqe që do të thotë se ajri është i pashëndetshëm.

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë.

Me këtë rast, ekspertët e shëndetit bëjnë apel që personat te shmangin daljet kur ajri është i ndotur.