08:23 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

Edhe sot “plot” futboll, luhen ndeshjet e Europa League

Sot zhvillohen ndeshjet e rundit të dytë të fazës së grupeve të Europa League.

Gjatë mbrëmjes janë planifikuar të luhen 24 ndeshje që zhvillohen në dy orare, nga ora 18:55 dhe 21:00.

Milani e pret në “San Siro” Spartën e Pragës për të kërkuar fitoren e dytë në grupin H, shkruan Indeksonline.

Leicesteri është mysafir i AEK derisa Tottenham udhëton te Antwerp.

Roma e pret në “Olimpico”, CSKA Sofiën ndërsa Arsenali në “Emirates” luan me Dundalk. /IndeksOnline/