15:37 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Edhe Trumpit ia fshijnë videon

Një video e Trump në llogarinë e tij personale në Tëitter është hequr nga drejtuesit e platformës sociale për shkak se perdorte muzikë nga filmi ‘Batman’.

Videoja dy-minutëshe që promovon fushatën e tij për president në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës ka përdorur krijimin e Hans Zimmer “Why do ëe fall?” (në shqip: Pse ne biem?) nga filmi “The dark night rises” (në shqip: Kalorësi i erresirës ringrihet”) pa kërkuar leje perdorimi nga kompania e filmave “Warner Bros Pictures”.

Më shumë se një milion njerëz arritën ta shohin videon, e cila u hoq nga llogaria e Trump në Twitter disa orë pasi ishte postuar online.

Videoja u hap me imazhet e demokratëve duke përfshirë Hilary Clinton dhe ish-presidentin Barack Obama, të ndjekur nga një tekst që lexonte: “Së pari ata të injorojnë ty, pastaj qeshin më ty, dhe pastaj të quajnë racist”.

Videoja përfundoi me mesazhin “vota juaj vërtetoi që ata e kishin gabim” përpara së te hiqej nga drejtuesit e Twitter.