17:11 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Edhe ultrasat lituanes do të jenë të pranishëm në ndeshjen Kosovë – Lituani (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll nesër zhvillon ndeshjen historike kundër Lituanisë.

IndeksOnline mëson se në ndeshjen e nesërme që fillon nga ora 19:00, do të jenë të pranishëm një numër i vogël tifozësh nga Lituania.

Bëhet fjala për ultrasat të cilët do të udhëtojnë për në Kosovë sonte.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë zhvillohet nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Kina 2019”./IndeksOnline/