22:07 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Edhe vendet e BE-së kanë nga një subjekt homologimi

Sot, ne komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, shefja e zyrës së BE-së ka folur për homologimin e automjeteve.

Në kudër të diskutimit ajo kërkoj përkrahje nga debutetët per liberalizimin e tregut dhe potencoj se vetëm Finlanda si shtet i BE ka një ofrues shërbimi që është agjenci shtetërore e Finlandës.

Klan Kosova ka kontaktuar Drejtorin e Departamentit të Automjeteve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, z.Nebih Shatri i cili sqaroj se, mundësit e liberalizimit të tregut veç parashihen me procedurat ligjore, mirëpo kërkohen plotësimi i kushteve që i parasheh Ligji per automjete dhe udhëzimi administrativ për këtë çështje.

Ne anën tjetër në lidhje me ofrimin e shërbimit nga një institucion i autorizuar ai tha se jo vetëm Finlanda por edhe Anglia, Sllovakia, Kroacia, Franca, Danimarka, Holanda, Latvia, Estonia posedojnë nga një institucion të vetëm.