18:38 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Edhe Vetëvendosje paralajmëron takimin e nesërm

Takim disa orësh pati sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Pas përfundimit të takimit, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se do të takohen përsëri nesër.

Madje edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar takimin e nesërm, raporton Indeksonline.

Sipas tyre pati  përafërim  të qëndrimeve në takimin e sotëm dhe se një takim i ngjashëm do të zhvillohet edhe nesër.

Edhe pse takime të ngjashme po zhvillohen tash e disa muaj, dy liderët partiak ende nuk po arrijnë të lidhin koalicionin bashkëqeverisës pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Postimi i plotë:

Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër.