08:39 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

“Edi jam, mirëmëngjes”, Rama publikon videon me këngën e Vaçe Zelës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është i kënaqur nga boshatisja e rrugëve të Shqipërisë dhe këtë e shprehu dhe ditën e djeshme duke publikuar shifrat e personave të ndaluar nga policia në shkelje të masave kundër koronavirusit.

E për të ilustruar këtë, Rama ka publikuar një video sot nga rrugët e zbrazura me në sfond zërin e Vaçe Zelës.

“EDI JAM MIRËMËNGJES”, shkruan Rama i cili është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij në Surrel nga ku çdo ditë flet për publikun për masat e marra për koronavirusin.