23:18 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Edi Rama: Do ta bëjmë Shqipërinë të pajetueshme për kriminelët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se do të jenë të pakompromis në luftimin e krimit.

Rama ka thënë se Shqipërinë do ta bajun vend të pajetueshëm për kriminelët, transmeton Indeksonline.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin.Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”, ka shkruar Rama./Indeksonline/