00:02 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Edi Rama: Do ta padisë Haradinajn në gjyq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do ta padisë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili ditë më parë ka deklaruar se Rama bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqin kishin plan ta ndanin Kosovën, duke përmendur edhe një shifër prej 10 miliardë eurosh në këtë mes.

Rama ka thënë se atij [Haradinajt] do t’i përgatisë artikulimit korrekt të gjuhës shqipe”, e autori i emisionit i ka ndërhyrë, duke i thënë se ajo që po shpreh Rama për kryeministrin në detyrë është bulizëm.

Tutje ai thotë se do ta padisë Haradinajn për akuzat publike që i ka bërë për angazhim në ndarje të Kosovës.

“Do ta cojë në gjyq në Kosovë. Ky do të vijë të flas para gjykatës se si do të ndaheshin 10 miliardë euro mes meje Thacit e Vuciqit”, ka thënë Rama në Opinion.

Kryeministri i Shqipërisë ka kritikuar Haradinajt, i cili ka refuzuar ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe, duke thënë se e ka mbajtur popullin e Kosovës të izoluar me kokëfortësinë e tij.