20:25 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edi Rama i kërkon ndihmë Donald Trump

Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me ambasadorët se pas tragjedisë i ka shkruar letër edhe presidentit Trump.

“I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë. Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë. Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar.

Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë është e dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”, tha Rama.

Përfaqësues i OKB tha se “do të trajnojmë shqiptarët për të bërë vlerësimin e ndërtesave. Mund të mbështeteni tek ndihma jonë, do jemi në kontakte të vazhdueshme. Ne kemi programe, projekte për të kthyer këta njerëz në jetën e përditshme”.

Ndërsa ambasadori kinez tha se “nëse keni nevojë, skuadrat tona janë gati të vijnë, vetëm na thoni. Donacioni ynë në para do të vijë përmes Kryqit të Kuq. Donacioni ynë në para është rrugës duke ardhur.