19:54 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edi Rama: Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se më fund u bë një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rama ka uruar që Këshilli dhe Parlamenti Evropian duhet të mos mendohen port ë rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën????