16:30 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Edi Rama publikon pamjet, ushtria në mbrojtje të popullit

Kryeministri shqiptar pak më parë ka publikuar pamje, në të cilat shihet se si ushtria shqiptare ka zbarkuar në rrugët e Tiranës. Kjo njëherit është edhe  masa më e rreptë që është bërë në luftën kundër Coronavirusit në Shqipëri,  virus ky që ka “pushtuar” botën, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se ushtria do të vihet në mbrojte të popullit nga sabotatorët e kësaj lufte, të kësaj pakice fare të vogël individësh të papërgjegjshëm.

Rama ka thënë se nuk do të lejohet që kjo pakicë të marrë në qafë mijëra të tjerë të pafajshëm.