15:51 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Edi Rama refuzon titullin “Qytetar nderi”

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar titullin “Qytetar Nderi” që bashkia e Dibrës i ka akorduar kreut të qeverisë shqiptare.

Përmes një njoftimi zyra e shtypit e Kryeministrit thotë se kryeministri do të mbetet gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë.

“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanet në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Indeksonline/