19:18 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Edi Rama shpreh dhimbjen pas vdekjes së regjisorit Gjergj Xhuvani

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se e ka pritur shumë rëndë lajmin për vdekjen e regjisorit të njohur shqiptar Gjergj Xhuvani, shkruan Indeksonline.

Ai ka zgjedhur që përmes llogarisë së tij në Facebook, të shpreh ngushëllime dhe keqardhje për vdekjen e papritur të regjisorit.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë…”

Kujtojmë që regjisori Xhuvani ishte krijues i shumë filmave të njohur shqiptar. /Indeksonline/