22:46 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Edi Rama tregon se papunësia në Shqipëri ka rënë në nivel historik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se papunësia në Shqipëri ka rënë.

Kryeministri ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se sipas tij qeveria ka punuar për zbutjen e papunësisë në vend.

Rama tregon se papunësia ka rënë në shifrat 11.5 për qind.

Sipas tij kjo është rënie në nivel historik.

“Papunësia zbret në nivel historik, 11.5%. 70 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada përfitojnë pension pavarësisht ku kanë punuar. 740 persona u punësuan nga Zyrat e Punës për një javë”, shkruan Rama në postimin e tij