14:06 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Edon Zhegrova humb ndeshjen e rëndësishme, mungon kundër Aston Villas

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Aston Villas në UEFA Conference League.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Fonseca në konferencë për media para ndeshjes së nesërme, shkruan Indeksonline

Zhegrova ka pësuar një lëndim të lehtë dhe do t’i mungoj skuadrës franceze nesër (e enjte), por që pritet të rikthehet gjatë vikendit të ardhshëm.

Kujtojmë që kosovari gjatë këtij sezoni në Ligue 1 ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste./Indeksonline/