23:40 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Edon Zhegrova në Basel punë e kryer, prezantohet në këtë datë!

Huazimi i futbollistit të talentuar kosovar, Edon Zhegrova në Basel duket se është punë e kryer.

Gazetari i njohur sportiv, Arlind Sadiku përmes një postimi në Facebook ka treguar që Zhegrova do të prezantohet në Basel  me datën katër shkurt, transmeton Indeksonline.

Edon Zhegrova nuk po kalon kohë të mira tek ekipi i Genk, pasi që nuk po arrin të marrë minuta të mjaftueshme.

19 vjeçari ishte i lidhur me një kalim tek Lazio kohët e fundit por duket se Basel ia doli ta marr ‘diamantin kosovar’./Indeksonline/