23:12 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Edon Zhegrova tregon klasin edhe në koridorin e shtëpisë

Edon Zhegrova po kalon formë fenomenale me ekipin e tij, Basel dhe siç duket i ka lënë prapa kohët kur nuk ishte në nivelin e duhur.

Ai tani po ka shumë më shumë minutazhë dhe po është protagonist në shumicën e ndeshjeve të klubit zviceran, shkruan Indeksonline.

Madje, dje gazeta e famshme zvicerane, Blick e cilësoi kosovarin si lojtarin më spektakolar të Superligës zvicerane.

Së fundmi, ai e postoi një video në rrjetin e tij social, Instagram, duke bërë disa truke me topin dhe duke na uruar një natë të mirë./Indeksonline/