22:24 / E Martë, 16 Prill 2024 / MSH

Edona Llalloshi publikon projektin “Deri kur…”, u dedikohet viktimave dhunës në familje

Pak ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati njoftuar se do të lansohet projekti më i ri artistik “Deri kur…” në bashkëpunim më këngëtaren e njohur Edona Llalloshi.

Ky projekt është menduar të jetë  mesazh  i fuqishëm për vetëdijesimin dhe zhdukjen e dukurisë së shëmtuar (Dhuna ndaj gruas) e cila është në lidhje me të gjitha viktimat të cilat janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Mirëpo, pas lajmit të sotëm se edhe një grua tjetër, u vra në Pejë nga bashkëshorti i saj, Edona Llalloshi ka njoftuar se ky projekt që pritej të publikohej më 18 prill, u publikua sonte.

Më poshtë mund të ndiqni këngën: