75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 12 Maj 2026 / AR

Edona Llalloshi viziton studion e Wirusit në Tetovë, po vjen bashkëpunim i ri muzikor?

Wirusi vazhdon të përflitet si një nga producentët më interesantë të momentit në skenën shqiptare.

Emri i tij qëndron prapa shumë projekteve dhe bashkëpunimeve që kanë marrë vëmendje në publik, falë stilit modern dhe punës së veçantë në studio.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Edona Llalloshi publikoi një video nga studioja e producentit në Tetovë, duke ngritur edhe më shumë kuriozitetin rreth projekteve të reja që mund të vijnë.

“Një pasdite e këndshme në studion e Nexhat Mujovit- Wirusit në Tetovë 🎶✨”, shkroi krahas videos./Indeksonline/