19:15 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / Gj. Sh

Edvin Kuc zyrtarizon largimin nga Ballkani, tregon klubin e ri

Edvin Kuc ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Ballkanit.

Pasi fitoi Kupën e Kosovës, Kuc tregoi se ka përfunduar aventura me porzokallëzinjët, shkruan IndeksOnline.

Ai tha de karrierën do ta vazhdoj në Azerbajxhan, te skuadra e Naftchi Bakus.

“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi. Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tash po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e Neftchi Bakusë”, tha pas ndeshjes Kuç për “ArtMotion”./IndeksOnline: