Efekti i Sarrit: Ja për sa milionë iu ka rritur vlera Juventusit
Fillimi pozitiv i karrierës së Maurizio Sarri në stadiumin
Allianz ka patur një ndikim edhe në tregun e transferimeve për
Juventusin. Sipas Tuttosport , vlera e skuadrës së
Bianconeri u rrit me 137 milion euro në krahasim me verën.
Rritja më e madhe është ajo e Miralem Pjanic (nga 60 në 80 milion), Rabiot (nga
0 në 35 milion) dhe Higuain (nga 18 në 25).
Lojtari më i vlefshëm? Cristiano Ronaldo, natyrisht: 100 milion në total./Indeksonline/