09:10 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Efekti i Setienit ndihet, që në ndeshjen e parë, pasime dhe posedim total nga Barcelona

Barcelona tashmë si duket është rikthyer në origjinënë e lojës së saj.

Me ardhjen e trajnerit të ri, Quique Setien, katalonasit kanë bërë lojë me shumë pasime dhe me posedim të lartë të topit.

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Granadës, Barca realizoi 921 pasime të sakta nga 1005, duke u renditur në vendin e tretë, si ndeshja më me shumë pasime në histori.

Ata, gjithashtu kanë hyrë në tetë më të mirat sa i përket posedimit të topit. Katalonasit kanë mbajtur topin 82.6% të lojës.

Më mirë se Setieni kanë bërë vetëm Guardiola e Tito Vilanovas dhe asnjëherë Enrique dhe Valverde. /IndeksOnline/