08:26 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Efekti Ronaldo! Pogba rikthehet në Juventus (Foto)

Mesfushori francez mund të rikthehet në ish-klubin e tij, Juventus.

Paul Pogba, mesfushori francez ka shumë gjasa që ta lë Manchester Unitedin duke i ditur edhe raportet që ka me trajnerin Jose Mourinho, dhe të rikthehet te gjiganti italian, shkruan IndeksOnline.

Në ballinën e gazetës italiane “Tuttosport”, shkruhet se Pogba dëshiron largimin nga “Old Trafford” dhe t’i bashkohet Ronaldos te “Zonja e Vjetër”.

“Kampioni i Botës dëshiron kthimin në Torino”, shkruhet në mediat italiane.

Pogba ishte larguar nga Juventusi në vitin 2016. Ai u transferua në “Old Trafford” për 105 milionë euro.

Ai gjatë dy sezoneve ka zhvilluar afro 70 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola./IndeksOnline/