08:13 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Efektivja e policisë që humbi gishtat në protestë, niset drejt Stambollit

Niset drejt Stambollit për mjekim të specializuar, efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvilluan përpara parlamentit në Shqipëri.

Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja u dërgua drejt aeroportit të Rinasit nga një autoambulancë e shoqëruar edhe nga familjarët, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit me një avion special mjekësor.

Policja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri tek mollëza ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e hedhjes së kapsollës ndaj saj,  18 vjeçarin, Daniel Dobra.

Ndryshe, një video të shkurtë të nisjes e kishte publikuar edhe Kryeministri Rama.

“Pa koment” kishte shkruar ai në këtë video./Indeksonline/

 

Temat: