08:30 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / AR

Efi sërish banore në Big Brother?

Efi herë pas here i shuan kuriozitetin fansave për pyetjet që ata kanë duke bërë bashkë bisedime me ta në Instagram. Së fundmi ish-banorja e Big Brother VIP 2 është pyetur nga një prej fansave nëse do marrë pjesë në edicionin e tretë.

“Qyqaaa mi none”, u përgjigj Efi duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend t’i rikthehet të njëjtës eksperiencë.

“Nuk e di. Ndoshta e di. Ndoshta nuk jam për këtë punë. Ndoshta nuk bëj çdo gjë për këtë punë”, është shprehur Efi.

Të tjerë kanë qenë kuriozë se ku do e shohim Efin nga shtatori, e madje është përfolur se ajo do jetë pjesë e “Dancing with the stars”, mirëpo ish-banorja e BBV2 i ka habitur të gjithë me përgjigjen.