75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / Gj Sh

Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim ndaj François Letexier-it

Federata Egjiptiane e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA kundër gjyqtarit francez François Letexier, pas humbjes dhe eliminimit nga Argjentina në Kupën e Botës.

Sipas federatës, vendimet e arbitrit ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit, ku Argjentina përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2, shkruan IndeksOnline.

Egjiptianët kundërshtuan anulimin e një goli, ndërsa pretenduan edhe për një penallti të padhënë në favor të tyre, vetëm pak çaste para aksionit që solli golin e tretë të Argjentinës.

Vendimet e Letexier-it shkaktuan reagime të forta në kampin egjiptian, ku lojtarët shprehën pakënaqësinë e tyre, ndërsa trajneri Hossam Hassan hodhi dyshime mbi arbitrimin, duke deklaruar se gjyqtari mund të kishte “diçka për të fshehur”.

Përmes ankesës zyrtare, Federata Egjiptiane kërkoi nga FIFA nisjen e një hetimi mbi arbitrimin e ndeshjes, si edhe pezullimin e François Letexier-it nga gjykimi i ndeshjeve të mbetura të Kupës së Botës./IndeksOnline/