18:48 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Egjipti zgjedhë Çeçeninë për “Rusia 2018”, strehohet afër xhamiave

Pjesa më e madhe e përfaqësueseve në Kupën e Botës kanë zjgedhur qytetet e mëdha për tu strehuar gjatë Kampionatit Botëror në Rusi. Por, ndryshe ka vendosur përfaqësuesja e Egjiptit. Kjo përfaqësuese do të vendoset në një hotel në zonën e krizës në Çeçeni.

Federata egjiptiane njofton se do të vendoset në Grozni.

Një nga arsyet për këtë vendim është prania e madhe e disa xhamive në këtë rajon. Argjentina, Portugalia, Gjermania, Meksika dhe disa përfaqësuese të tjera do të vendosen në Moskë, ndërsa Brazilia ka blerë hotel personal në Soçi./Indeksonline/