22:00 / E Diele, 16 Korrik 2023 / AR

Egli Tako harron Olsin, shfaqet publikisht me të dashurin e ri

Pak kohë pasi i dha fund lidhjes së saj me Olsi Bylykun, Egli Tako ka nisur një romancë të re.

Burime ekskluzive për Iconstyle, kanë siguruar disa pamje të saj me partnerin e ri duke u relaksuar këtë të dielë në një nga pishinat e Tiranës.

Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, dyshja kanë qenë vetëm për vetëm, teksa burimet shtojnë se ata kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Sakaq kujtojmë që si nga Olsi dhe nga Egli deri tani nuk është folur kurrë mbi arsyet që i çuan deri në ndarje pas disa vitesh së bashku.