14:43 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / MSH

EGOIZMI

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Egoizmi dhe mungesa e interesit për ta kuptuar personin tjetër ju bën josimpatik!

Egoizmin mund ta definojm si një qëndrim i karakterizuar nga përpjekja për përfitime personale, për përmbushjen e dëshirave dhe qëllimeve personale pavarësisht nga pretendimet, nevojat dhe kerkesat e të tjerëve,  Egoizmi  (dashuria për vehten) është i çuditshëm për botën e kulturuar, por lehtë për tu kuptuar në kultura tjera.

Të gjithë ne, pothuajse në shumë momente, takime dhe biseda, në jetën tone, kemi të bëjnë me njerëz që janë shumë më të interesuar për vehten dhe interesat e tyre sesa për të tjerët. Këta njerëz janë zakonisht  dëgjues shumë të këqinj, ju pëlqen të flasin shumë për veten e tyre, për planet e tyre  më të mirat në botë, edhe pse këto vizione të tyre, nuk mund të realizohen, por qe prezentohen të tilla. Në psikologji këto sjellje, mund të përshkruhet si egoizëm indivifual.  A është egoizmi një tipar thelbësisht i keq i karakterit apo ndoshta është edhe i mirë për ne me moderim kolektiv, është vlerësuar dhe si më poshtë e përshkruar.

Në shekullin e 19-të, shkrimtari irlandez Oscar Wilde vlerësoj një përkufizim të sjelljes që përgjithësisht quhet egoizëm.

Egoizmi nuk është të jetosh jetën tënde ashtu siç dëshiron të jetë, por t’u kërkosh të tjerëve të jetojnë ashtu siç dëshiron ti.

Çfarë është në të vërtetë egoizmi?

Ky përkufizimi i Oscar Wilde nuk është i ekzagjeruar, por ai është ende i përshtatshëm për shoqërin tone.

Vetëm se Egoizmi ka avancuar dhe është duke dominuar në shoqëri të ndryshme, duke synuar të zgjerohet më shumë me vizion të pa fund, duke mos u ngopur asnjëher.

Kushdo që vepron me egoizëm është gjithmonë i synuar të arrijë dëshirat dhe qëllimet e tij personale. Për këta njerëz nuk ka rëndësi fare, nëse njerëzit e tjerë duhet të heqin dorë apo madje pengohen në qëllimet e tyre. Kushdo që vuan nga egoizmi i fortë vepron sipas parimit të zgjerimit bërryla dhe hapjes se haspirës me dhunë për interesat e veta. Me sjelljen e tyre, egoistët i detyrojnë njerëzit e tjerë t’i nënshtrohen vullnetit të tyre dhe siç përshkruhet nga Psikologjia – “të jetojnë ashtu siç dëshirojnë ata dhe jo të tjerët”.

Mungesa e dhembshurisë, ndjenjave, dashurisë, sinqeritetit dhe paaftësia e tyre për të empatizuar me njerëzit e tjerë janë ndër dobësitë më të mëdha të një egoisti. Ai shpesh nuk kujdeset për mendimet e tjera. Egoizmi i theksuar i shtyn njerëzit të jenë shumë të orientuar drejt qëllimeve vetjake. Shpesh ata nuk mund të ngopen dhe i vendosin vetes gjithnjë e më shumë synime.

Në rrugën e tyre për në majën tjetër, këta persona përdorin marrëdhëniet me njerëzit e tjerë të dobishëm si instrument, përparësi, interes dhe si trampolinë te tyre. Ata që vuajnë nga egoizmi i fortë shpesh e mbivlerësojnë veten, nuk mund të reflektojnë për dobësitë e tyre dhe më pas përpiqen ti mbulojnë ato me një sjellje mbizotëruese, arrogante, jo shoqërore dhe jo akceptuese.

Egoistet e gjinive të ndryshme, posedojn natyrisht, sjellje të ndryshme egoiste. Femrat dhe Mashkujt ndër të tjera, reagojnë gjithashtu krejtësisht ndryshe ndaj stresit.

Në studimet psikolgjike është verejtur se femrat janë më Egoiste, pake më frigacake dhe stresin e fshehin më mirë, kurse meshkujt priren të bëhen më tepër egoistë kur janë të stresuar. 70 % e meshkujve pranojnë se shpesh janë të pushtuar nga jeta e përditshme.

Egoizmi egocentrik dhe  Narcisizmi

Në  sjelljet e përgjithëshme, përveç egoizmit, egzistojn edhe forma të tjera të egocentrizmit.

Egoizmi Egocentrike

Egocentriciteti rrjedh nga fjalët latine ‘ego= Unë’ dhe ‘centrum= qendër’.  Këta bashkëqytetar dominojn për të qenë githmonë në qendët te vemendjes dhe të ndodhirave. Ngjashëm me njerëzit që vuajnë nga egoizmi, egocentristët nuk mund ta vendosin veten në vendin e njerëzve të tjerë më të dobët dhe për këtë arsye nuk mund të kuptojnë as opinionet e tyre. Rrjedhimisht, ata e konsiderojnë mendimin e tyre si fjalën e fundit të mençurisë.

Siç sugjeron emri i tyre, egocentristët dëshirojn të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, pa marrë parasysh se ku gjendet ata. Ata mendojnë se janë të pagabueshëm dhe ndihen kompetent dhe të adresuar drejtpërdrejt në shumë gjëra.

Për dallim nga njerëzit që vuajnë nga egoizmi, Egocentristët janë të varur shumë nga ndjenja e fortë dhe nevoja urgjente e tyre për t’u pritur mirë nga njerëzit e tjerë, për tu vlerësuar, respektuar, për t’u perceptuar prej tyre si diçka e veçantë. Kjo fsheh edhe një dobësi tjetër të Egocentristit, sepse ky kolektiv, kritikat i merrin zakonisht shumë personalisht dhe ofendohet lehtësisht. Mendime tjera pozitive nuk egzistoj në bindjen e tyre.

Narcisizëm

Narcizmi është një çrregullim patologjik i personalitetit në të cilin të sëmurët shfaqin karakteristika mjaft të ngjashme me egoizmin. Megjithatë, me narcisistët, dashuria për veten bëhet një varësi patologjike. Ata jetojn në botën e tyre ku gjithçka rrotullohet rreth tyre dhe jetës së tyrë. Narcisti patologjik mendon se është i mrekullueshëm, i vecantë dhe pa bërë në të vërtetë ndonjë gjë të madhe.

Krahasuar me njerëzit që vuajnë nga egoizmi, Narcisistët, pëveq dashurisë patologjike qe  kanë ndaj vetvetes, keta persona kanë vetëbesim shumë të ulët dhe janë të rrënuar nga komplekset e inferioritetit. Këto komplekse inferioriteti shpesh inkurajohen në fëmijërinë e hershme nga sjellja shpërfillëse e prindërve, të cilat jan sjellje te dobëta familjare. Narcisi i mëvonshëm nuk mund ti rikthen ato asnjëherë në drejtësi apo shellje të mira dhe të dobishme. Për shkak të kësaj bindje negative të fituar, narcisistët janë gjithmonë në kërkim të krahasimeve të drejtpërdrejta me të tjerët.

A është egoizmi i keq në vetvete?

Në fakt, në faza extreme, egoizmi duket se është i pranishëm tek të gjithë ne por, këtë egoizëm te lehtë ne e vrejmë thellësisht, sepse  përdoret kryesisht per interesa familjare, kolektive, per interesa vendëlidje, për patriotizëm por jo komplet vetëm për interesin vetjak. Kryesisht në një formë herë pas here – dhe në një masë të caktuar duhet pasur kuptim të përgjithëshem dhe jo vetjak. Nëse nuk do të ndiqnim interesat tona herë pas here, por do të vepronim vazhdimisht për shkak të vetëmohimit të plotë, rrezikonim të përfitonim nga disa njerëz që e shohin ndihmën tonë dhe shpirtin e komunitetit si dobësi.

Pra, egoizmi nëse ushtrohet me kulturë humane dhe nuk lëndon të tjerë, nuk është çdoherë një tipar i keq i karakterit, sepse për të ecur përpara në jetë, duhet të mendoni për vehten dëshirat dhe qëllimet tuaja duke mos e mbushur hapsirën vëtëm me vehtën tuaj. Ashtu sikur në jetën e përditëshmë dhe shumë gjëra tjera, doza e bën helmin.