19:03 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Eiksen i përfundon testet mjekësore te Interi, afër zyrtarizimit

Christian Eriksen ka kompletuar testet mjekësore te skuadra e Inter.

Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport në këto çaste, vizitat mjekësore kanë kaluar me sukses të plotë për Christian Eriksen që do të firmosë edhe kontratën qe e lidh me Interin deri më 2024.

Ai kështu do të bëhet mesfushori me i ri i Interit.

Një rrugëtim shume i gjatë ky për Interin dhe Marotten që kishte nisur kontaktet e para me lojtarin që në 22 nëntorin e largët.

Interi siguron në këtë mënyrë një nga mesfushorët më të mirë në botë për pjesën e dytë të sezonit.