17:41 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / MSH

Einxhel organizon “baby shower”, pamjet nga festa mes VIP-ave

E teksa pritjes së ëmbël pak nga pak po i vjen fundi, Einxhel Shkira së fundmi ka organizuar baby shoëer-in.

E rrethuar me të gjitha mikeshat e saj të ngushta, Einxhel ka festuar brenda ambienteve të mrekullueshme të cilat ishin përgatitur me aq dashuri për moderatoren.

Vajzat kanë publikuar foto e video nga festa ku shihet se janë argëtuar edhe me lojëra. Mes të ftuarve janë edhe personazhe të njohur si Monika Lubonja, Sarah Berisha, Antonela Berisha, Argjira Spanca, Aulona Musta.