13:01 / E Diele, 09 Janar 2022 / MSH

Einxhel provokon Donaldin nëse do e nominonte Trixën, kjo është përgjigjja e tij

Einxhel ka marrë shumë inat për arsye se ajo dhe Dagz janë të nominuarit e kësaj jave bashkë me Ilirin.

Iliri si një konkurrent shumë i fortë dhe pretendent për finalist ka bërë që Einxhel të ketë panik për largimin e saj ose të Dagzit.

Që nga e premta pas spektaklit ajo i ka diskutuar nominimet vazhdimisht pa ndalur.

Madje edhe i ka ngelur hatrin në Donaldin se pse nuk e zëvendësoi Dagzin me Arjolën ose dikë tjetër.

Derisa sot sërish flitej për nominimet Donaldi tha se ai përballet me të fortin.

Ndërkohë Einxhel nuk ka përtuar ta provokojë Donaldin nëse do e nxirrte Trixën në nomimin meqë e sheh si konkurrente të fortë.

Por kjo pyetje sipas tij nuk ka sens dhe logjikë.