19:33 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Einxhelin e kap ‘mësyshi’, i ndodh e papritura në Turqi!


Prej disa ditësh, Dagz dhe Einxhel po pushojnë në atë që është pushimi i tyre i parë veror i përbashkët.

Çifti kanë zgjedhur një prej resorteve të Turqisë, konkretisht në Belek.

Zhvillimi vjen pak para nisjes së turit veror të Dagz dhe PM të cilët janë mëse të kërkuar me koncerte gjithandej ku flitet e dëgjohet muzika shqipe.

E teksa Einxhel veçanërisht ka qenë shumë aktive duke ndarë gati gjithçka nga pushimet, ajo tashmë ka një tjetër hall!

Në Turqi, Einxhelit i është lajmëruar temperatura mbi 37.

Ajo për këtë e ka gjetue dhe ‘fajtorin’ duke i lënë ‘fajin’ syrit të keq.

“Aaa po vazhduam kështu s’do postoj më” – është shprehur ajo.

Në postimet tjera, Einxhel e ka mbushur me sy të kaltër Instagram-in e saj, si një mënyrë për t’i rezistuar ‘mësyshit’.

Plastë syri i keq!