11:10 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Ekaterina Trendafilova riemerohet si kryetare e Gjykates Speciale

Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Në një njoftim të Dhomave… thuhet se autoriteti emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark (shef i misionit të EULEX-it në Kosovë), riemëroi gjykatësen, Ekaterina Trendafilova, edhe për 4 vjet dhe ky emërim hyn në fuqi nga 15 dhjetori 2020.

Sipas njoftimit, kryetarja Trendafilova shprehu mirënjohjen për “besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”.

Ajo deklaroi se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.