12:14 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Eklipsi i plotë diellor do të ndodhë ditën e nesërme

Eklipsi i përgjithshëm diellor, i cili do të jetë i fundit për vitin 2020 do të ndodhë ditën e hënë, por do të jetë i dukshëm në Amerika e Jugut, Oqeanin Atlantike dhe Afrikën e Jugut.

Një eklips diellor i plotë ndodh kur Hëna bllokon plotësisht diskun e Diellit, siç shihet nga Toka. Eklipsi i fundit i plotë diellor ka ndodhur në 2 korrik 2019.

Sakaq, në vitin 2021 do të ketë katër eklipse, një hënë e plotë në 26 maj, një eklips diellor në 10 qershor, një hënë e pjesshme midis datave 18 dhe 19 nëntor dhe një ekip diellore totale në 4 dhjetor.